Procesverbal nga mbledhja e kryesise se fondit,,Loti i fundit”
Mbledhjen e hapi kryetari Bedri Bytyqi dhe i njoftoi te pranishmit se kjo mbledhje mbahet pas dy viteve . Bedriu i njoftoi te pranishmit me ecurine e fondit dhe per kerkesat e anetarsise.
Raportin e fondit per vitin 22-23
Zgjedhja e kryesise se re
Diskutime rreth statutit
Te ndryshme.
Muj Berisha e mori fjalen dhe i pershendeti te pranishmit dhe i informoi te pranishmit se informatat e anetaresise i ka vetem kryetari me kryesi , po jo per anetarsine e gjere.
Muja kerkoi korrektesi dhe te jemi human ne mes veti.
Bedriu i informoi te pranishmit per oferten e Fatmir Elezit i cili i ka kerkue 2900 euro.
E kemi pase edhe nje oferte tjeter qe quhet Sabit Rexhaj i cili ka dhene oferte me 2800 euro.
Befriu i informoi te pranishmit per qmimet dhe bisedat me Fatmir Elezin dhe oferuesin tjeter.
Muj Beisha i kerkoi qe anetaresia t’i jep mundesine kryesise te bisedoi me Fatmirin per qmim.
Anetaresia vendosi - te pranishmit- qe ta vazhdojne bashkepunimin me Fatmir Elezin me qmim 2900 euro qe Fatmir Elezi te jete bashkepunues dhe stabil.
Pika e dyte e rendit te dites , zgjedhja e kryesise se re.
Bedriu i informoi te pranishmit se per qdo 5 vite duhet te zgjedhet kryesia e re.
Bedriu i informoi se Muj Berisha e ka krijua nje program qe kryetarit ja mundeson kontrollimin e fondit .
Bislim Berisha e propozoi qe Bedri Bytyqit ti vazhdohet mandati edhe per 5 vite ku u votua dhe u akceptue nga te pranishmit.
Po ashtu kryesise se vjeter ju dha besimi edhe per 5 vite tjera.
Bedri Bytyqi propozoi qe 3000kr ne vit t’i ipen Muj Berishes per mirembajtje te programit por Muj Berisha i refuzoi ate pagese.
Kryesia vazhdon edhe per nje mandat tjeter.
Ukshin Fazliu propozoi si anetar te ri te kryesise Fevzi Arifi
Ne vend te Rexhep Makollit u propozua Fadil Fazliu.
Keta dy persona jane anetar te kryesise tash.
Pika 3.
Diskutime rreth statutit.
Bedri Bytyqi i informoi te pranishmit se qe nga themelimi i fondit statuti ka pesue shume ndryshime e plotesime gjat ketyre viteve.
Bedriu propozoi qe MOS tu mundesohet keqperdorimi i fondit nga anetare te pa pergjegjshem ku nje pjese e madhe e tyre jan anetarsue si persona mbi moshen 70 vjeqare.
Bedriu propozoi qe personat qe tentojne ta keqperdorin fondin ose ti paguajne 1000 kr ose te nderpritet anetarsimi i anetareve te ri.
Ibrahim Xhemajli mori fjalen dhe pyeti se sa eshte problem dhe sa eshte dukuri qe personat po done ta keqperdorin fondin.
Bajram Kryeziu propozoi qe anetaret e ri nese done te anetaresohen duhet te paguajne prej fillimi e me te gjirhe anetaret e familjes.
Te pranishmit votuan qe neni 5 a- 5-b te ndyshoi e formulimi eshte keshtu.
Para ndryshimit
neni – 5a
Anetari i ri që shprehë dëshirën me u anëtarsuar në këtë FOND, është i obliguar të paguaj anëtarësinë vjetore (100kr në vit), llogaritur prej vitit 2009 (kur ka filluar FONDI) e deri në vitin kur anëtari e bënë pagesën. ( Shembull: Nëse bashkëatdhetari vendos të antarësohet në fond në vitin 2022, ai duhet të starton me pagesën 1400kr, pastaj nga viti pasues, 2023 paguan 100kr në vit, sikur anëtarët tjerë të Fondit)
(Sqarim: Anëtar të rinjë nuk konsiderohen personat e martuar dhe ata të lindur në familjen e cila është paguese e rregullt e anëtarsisë të anëtarve të saj.
Ata startojnë normalisht me
shumën prej 100 kr daneze.)
Pas ndryshimit
neni – 5a
Anetarët e rinjë që shprehin dëshirën me u anëtarsuar në këtë FOND, janë të obliguar t’i regjistrojnë dhe të paguajnë antarësinë për të gjithë antarët e familjes së ngushtë të tyre, edhe nëse ata jetojnë në adresa të ndryshme në Danimarkë. Ata duhet të paguajnë anëtarësinë vjetore (100kr në vit), llogaritur prej vitit 2009 (kur ka filluar FONDI) e deri në vitin kur ata e bëjnë pagesën. ( Shembull: Nëse anëtarët e rinjë vendosin të antarësohen në Fond në vitin 2023, ata duhet të startojnë me pagesën 1500kr për antarë, pastaj nga viti pasues, 2024 paguajnë 100kr në vit për antar, sikur anëtarët tjerë të Fondit)
(Sqarim: Anëtarë të rinjë nuk konsiderohen personat e martuar dhe ata të lindur në familjen e cila është paguese e rregullt e anëtarsisë të anëtarve të saj.
Ata startojnë normalisht me
shumën prej 100 kr daneze).
Ju lutem e lexoni ashtu si eshte ky formulim.
Procesmbajtsi i mbledhjes se kryesise
Bislim Beisha
------------------------------------------------------------
Valby 12.12.2021
Valby 19.05.2019
Mbledhja e kryesise se fondit ,,Loti i fundit” me kete rend dite:
3. Diskutime rreth statutit
Mbledhjen e hapi kryetari Bedri Bytyqi, ku i pershendeti te pranishmit dhe vazhdoj duke i informuar per te hyrat dhe daljet e pagesave gjate vitit te kaluar deri sot.
Bedriu i informoi per punen dhe perkushtimin e Fatmir Elezit per te gjitha rastet ku te gjithe kane shpehur fjale miradie per punen e tij.
Bedriu falenderoi gjithashtu edhe Ali Asllanin per mirembajtjen e faqes se fondit, si dhe Mirsad Gruden për sigurimin e lokalit.
Bedriu bashke me Muje Berishen i informoi te pranishmit ne menyre grafike per hyrjet dhe daljet deri me sot. Gjendja faktike e fondit eshte
592.835kr
Bedriu na informoi se nje rast eshte paguar me daten 5.05 19
Personi qe e ka bere pagesen me vonese e HUMBE TE DREJTEN E KOMPENSIMIT
Pra apeloi te anetaresia qe te jene më serioz dhe t’a kryejne pagesen ne afat qe eshte percaktuar ne statut
Si verejtje Shqiponje Bytyqi propozoi qe t’u behet me dije dhe t’u perkujtohet anetarsise per pagesat qe mos te pritet dita e fundit
Muja ja sqaroi Shqiponjes se verejtjet dhe paralajmerimet i paraqesim rregullisht nepermes facebookut dhe faqes tonë të internetit ku informohet anetaresia rregullisht para perfundimit te afatit.
PIKA E DYTE
STATUTI —PLOTESIME DHE SQARIME.
Rasti i pagesave dhe nderprerja e pgeses se anetaresise
Sqarimi i rasteve te tilla:
ANETARI QE ESHTE ANETARESUAR NE FOND NJE HERE, NE RAST PAUZE ,
PER T’A GEZUAR TE DREJTEN E SHFRYTEZIMIT TE FONDIT, GJATE AFATIT TË PAGESAVE TE ANTARËSISË , DUHET T’I PAGUAN TE GJITHA VITET QE I MUNGOJNE.
KY ESHTE PLOTESIM I NENIT
5 D dhe hyne në fuqi menjëher.
KRYESIA Zgjerohet me nje anetar nga Ålborgu, të cilin duhet t’a zgjedhin dega e fondit në Ålborg.
Bedriu propozoi qe ne kryesi te jet së paku edhe nje femer dhe u propozua ZARIFE SYLA.
Propozimi u miratua njëzëri nga te pranishmit.
Bedriu propozoi poashtu qe te jete edhe nje nenkryetar, ku e propozoi MUJE BERISHEN, i cili propozim u miratua njëzëri nga te pranishmit.
Pika e fundit,
TE NDRYSHME.
Ibrahim Xhemajli na informoi se tash jane zgjegjet parlamentare ne Danimarke.
Ai propozoi qe në zgjedhjet e ardhme ne te dalim me nje kandidat per parlamentin danez
Te gjithe e perkrahen këtë ide dhe mbetë te punohet rreth kesaj ideje.
Zarife Syla doli me propozim qe te formohet edhe nje grup i valltareve qe te na perfaqsoj ne festa te ndryshme qe organizohen ne Danimarke.
Te pranishem në këtë tubim ishin edhe Ambasadorja e Shqiperise ne Danimarke, z Elida Petoshati dhe Konsulli i Republikes se Kosoves ne Danimarke z Arton Krasniqi.
Bedriu i dalenderoi te pranishmit per pjesemarrje dhe i informoi musafiret per historikun e fondit.
Te pranishmit i pershendeti
Ambasadorja dhe Konsulli, të cilët na pergezuen per punen qe eshte bere prej formimit te fondit.
Proces mbajtesi
Bislim Berisha
Mbledhja e kryesise se fondit,,Loti i fundit"
Procesverbal nga mbledhja e kryesise se fondit ,,Loti i fundit"
Holbæk me 10.06.2018
Në fillim Kryetari Muj Berisha i pershendeti te pranishmit dhe i njoftoi me rendin e dites.
Anëtarët e pranishem ne mbledhje miratuan njëzëri renden e ditës.
Te gjitha te dhanat jane te publikume ne faqen e internetit, lotifundit.dk
Në vazhdim ai apeloi qe pagesa te behet para dates 5 PRILL,
SEPSE NESE PAGESA BEHET ME VONESE ,PERSONI HUMBE TE DREJTEN E KOMPENZIMIT
(E SHIKONI DHE LEXONI ME VEMENDJE STATUTIN)
Fondi eshte ne rritje sidomos ne kete vit--2018
Hyrjet dhe daljet jane te publikume ne internet ne faqen e fondit.
Ne konto te fondit jane. 511.976kr
Muja i tregoi arsyet pse nuk mundet ma me e udheheq fondin dhe propozoi qe tash e tutje ta udheheqe Bedri Bytyqi.
Bedri Bytyqi u zgjodh ne menyre unanime nga te pranishmit.
Nga data 10.06.2018 Bedri Bytyqi eshte kryetar i fondit ndersa pjasa tjeter e kryesise mbetet ashtu si ka qene.
Holbæk 10.06.2018. Procesmbajtesi Bislim Berisha
Loti i fundit: Procesverbal
Holbæk 30-04-17
Procesverbal i mbledhjes se Kryesise se fondit ,,Loti i fundit,,
Rendi i dites
Kryetari, Muj Berisha në fillim i pershendeti te pranishmit të cilët i falenderoj për pjesemarjen e tyre në këtë mbledje dhe në vazhdim i informoj ata per rendin e dites.
Të gjithë të pranishmit e miratuan njëzëri rendin e ditës së këtij tubimi.
Hyrja totale prej formimit te fondit eshte 826866 kr, ndërsa
daljet totale prej formimit të fondit jane 402599 kr.
Te gjitha te dhanat do te publikohen ne faqen zyrtare te fondit.
SHOQATA HUMANITARE ---LOTI I FUNDIT--NUK KA PERGJEGJESI JURIDIKE NE RAST QE KOMPANIA E KONTRAKTUAR BIE NEKONFLIKT ,ME RREGULLAT DHE LIGJET PERKATESE KU VEPRON GJATE KRYRJES SE SHERBIMIT PERGJRGJESIA BIE MBI KOMPANINE QE KRYEN SHERBIMIN.
Ky propozim u miratua nga te pranishmit
Për ndryshime në statut nga të pranishmit pati edhe propozime tjera. Si te vazhdojme me antaresine e re qe shpreh intersim per t,u antarsue. Shuma fillestare prej 500 kr te hiqet apo te rritet. Per anetaret e rregullt te rritet pagesa vjetore në 150 kr.
Bedri Bytyqi propozoi ndryshimin e nenit 5b, ku anëtarëve të cilët për shkaqe të ndryshme paguajnë antarësin pas skadimit të afatit, nëse ju ndodhë rasti i vdekjes në familje, të ju mundësohet kompenzimi nga fondi 80% ndërsa 20% të paguajnë familja, pasi mohimi i kompenzimit 100% vetëm për një vonesë të pagesës së antarësisë, përderisa pagesat e viteve të mëparme janë bërë të gjitha me kohë, është një ndëshkim i rëndë për atë familje.
Fadil Isufi ishte kunder ketije propozimi dhe propozoi qe mos te behet kurrfar ndrrimi.
Keto dy propozime u hodhen ne votim dhe per propozimin e Bedri Bytyqit ishin 8 vota, ndërsa per propozimin e Fadil Isufit ishin 9 vota ,dmth propozimi i Bedriut nuk kaloi.
Bislim Berisha propozoi qe fondi te rritet per 50 kr pra,nga 100kr te behet 150 kr per anetar.
Propozimi i Bislim Berishes nuk u miratua dhe pagesa nuk ndryshon.
Per te gjitha risite do te njoftoheni ne faqen zyrtare te fondit
Holbæk. 30-04-2017
Procesmbajtesi: Bislim Berisha
>
07-05-2016
Muj Berisha si kryesues i fondit i pershendeti te pranishmit dhe i falendderoi per pjesemarrje dhe perkrahje te punes dhe aktiviteteve
rreth fondit
Te pranishmit i informoi rreth informimit te anetarsise ne te gjitha mjetet e informimit
e keto ishin pika e rendit te dites
N--1 Reth gjendjes se fondit prej vitit te themelimit 09--16
N--2 STATUTI--dhe plotsimet dhe korrigjimet ne statut
N--3 TE ndryshme
Mbledhjen e hapi Kryetari i Fondit, Muj Berisha, i cili në fillim i falenderoj të pranishmit për pjesëmarrje në këtë mbledhje. Gjithashtu ai falenderoj edhe sponsoruesin e vetëm, Z. Ali Asllani dhe Agjensionin turistik, ”Aslanirejsen” i cili edhe më tej vazhdon tà sponsoroj faqën tonë të internetit, www.lotifundit.dk . Ai falenderoj gjithashtu edhe Z. Shpetim Mekolli, i cili edhe këtë herë na e rezervoj sallën për mbajtjen e kësaj mbledhje. Pastaj falenderimet shkuan edhe në adresë të zotrinjëve, Shkelzen Makolli, këshilltar në “Danske bank” dhe Valmir Lutfiu, të cilët gjithashtu kontribuan në rrugëtimin e shoqates. Në vazhdim, ai për këtë mbledhje paraqiti këtë rend të ditës:
1. Raporti për gjendjen e fondit në tremujorin e parë të vitit 2011
2. E ndryshme
1. Krytari në pika të shkurta i njoftoj të pranishmit se ne fondin ”Loti i fundit”në tremujorin e parë të këti viti kemi një numer të antarëve të rinjë që kanë bëre pagesën e antarësisë cka dëshmon se ndërrimet qe u bënë në Statut në mbledhjën e fundit në Holbæk kanë dhëne rezultate.