LOTI I FUNDIT

DEN HUMANITÆRE FORENING - DEN SIDSTE TÅRE

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Roskilde, 31.03.2020
NJ O F T I M
Njoftohen anetarët e Fondit “Loti i fundit” të cilët ende nuk e kanë bërë pagesen e antarësisë, se afati për vitin 2020 skadon me 05.Prill. 2020.
Antarët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, sipas statutit të Fondit, nuk ju takon kompenzimi në raste se mbrenda vitit 2019 ju ndodh rasti i vdekjes ne familje.

neni – 5b
Anëtari i Fondit duhet ta bënë pagesën në afatin e paraparë me statut,Janar-Prill.(dmth. afati i fundit 5 Prill), për ta gëzuar të drejtën e kompenzimit nga fondi, në të kundërtën të drejtën e kompenzimit e fiton vetëm në vitet pasuese. (Psh. Pagesa bëhet në Maj e rasti ndodhë në Qershor, atëherë ajo familje nuk e gëzon të drejtën e kompenzimit nga fondi). Pagesat e antarësisë të kryhen patjetër nëpermes e-bankës (internetit), në të kundërten, nëse pagesa bëhet në forma tjera, atëherë anëtarët duhet patjetër të paguajnë nga 150 kr. daneze për qdo pagesë.

Njëherit Kryesia e Fondit “Loti i fundit” ju lutet të gjithë antarësisë së Fondit tonë që t’i përmbahen në tërësi udhëzimeve të Ministrisë shëndetsore të Danimarkës, për masat e kujdesit të qytetarëve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse, COVID-19, e cila sëmundje e ka goditur tërë njerzimin në ruzullin tonë tokësor.

 

 

Njoftimi nr. 31

 Njoftohen të gjithë anëtarët e F.H "Loti i fundit” se më:

Datën, 19/05-2019, FH ”Loti i fundit” do të mbajë TUBIMIN e rradhës me këtë rend të ditës:

  1. Raporti vjetor i punës së kryesisë së Fondit, ”Loti i fundit”.
  2. Zgjedhja i një anëtari të kryesisë, përfaqesues i Ålborgut.
  3. Diskutime rreth statutit.
  4. Të ndryshme

Tubimi  do të mbahet në lokalet e shkollës, Hannsted skole, adr. Røddbyvej 2, 2500 Valby,

me fillim në ora 12:00.

Rezervimin e sallës ku do të mbahet tubimi e ka bërë z Veton Bulliqi, të cilin e falenderojmë  përzemërsisht.

Për hollësi rreth vendit të tubimit mund ta kontaktoni Vetonin, në tlf. 22 88 66 83, me ç’rast edhe e bëni konfirmimin e ardhjes në tubim.

I ftojmë bashkatdhetarët tanë, anëtar të Fondit humanitare "Loti i fundit”, që sipas mundësive të tyre t’i përgjigjen kësaj ftese dhe duke treguar vullnetin e mirë të marrin pjesë në këtë tubim.

Ata të cilët (për shkaqe të ndryshme) nuk kanë mundësi të marrin pjesë në tubim, janë të mirëpritur që të na shkruajnë në adresën elektronike, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ,ku mundë ti dergojnë propozimet apo vërejtjet e tyre në lidhje me punën e Fondit tonë.

Kryesia e FH "Loti i fundit”, të gjithë anëtarëve të fondit ju shpreh falenderimet më të sinqerta për bashkëpunim të frytshëm  dhe të ndërsjellt  gjatë periudhës 2009 – 2019.

 

Kryesia e Fondit humanitar “Loti i fundit”

12/05-2019, Roskilde

------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Roskilde, 31.03.2019

NJ O F T I M

Njoftohen anetarët e Fondit “Loti i fundit” të cilët ende nuk e kanë bërë pagesen e antarësisë, se afati për vitin 2019 skadon me 05.Prill. 2019.

Antarët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, sipas statutit të Fondit, nuk ju takon kompenzimi në raste se mbrenda vitit 2019 ju ndodh rasti i vdekjes ne familje.

 

neni – 5b

Anëtari i Fondit duhet ta bënë pagesën në afatin e paraparë me statut,Janar-Prill.(dmth. afati i fundit 5 Prill), për ta gëzuar të  drejtën e kompenzimit nga fondi, në të kundërtën të drejtën e kompenzimit e fiton vetëm në vitet pasuese. (Psh. Pagesa bëhet në  Maj e rasti ndodhë në Qershor, atëherë ajo familje nuk e gëzon të drejtën e kompenzimit nga fondi). Pagesat e antarësisë të kryhen patjetër nëpermes e-bankës (internetit), në të kundërten, nëse pagesa bëhet në forma tjera, atëherë anëtarët duhet patjetër të paguajnë nga 150 kr. daneze për qdo pagesë.

 

Kryesia e Fondit

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Shoqata humanitare "Loti i fundit”

Nakskov, dt. 28/05-2018

Njoftimi nr. 29

Tubimi i rradhës 2018

 

 

 

 

 

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------

Shoqata humanitare "Loti i fundit”

Nakskov, dt. 12/04-2016

Njoftimi nr. 27

 

 

Njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës humanitare "Loti i fundit” se më:

Datën 07/05-2016, Shoqata humanitare ”Loti i fundit” do të mbajë TUBIMIN e rradhës me këtë rend të ditës:

  1. Raporti i punës të kryesisë së Fondit, ”Loti I fundit”.
  2. Diskutime rreth statutit.
  3. Të ndryshme

Tubimi  do të mbahet në qytetin e Holbæk, adr. Agervang 5 - 7 4300 Holbæk

dhe fillon në ora 12:00  dhe perfundon ne ora16:00.

Rezervimin e sallës ku do të mbahet tubimi e ka bërë Z. Fevzi Arifi, të cilin e falenderojmë  përzemërsisht.

Për hollësi rreth vendit të tubimit mund ta kontaktoni Z. Muj Berishen në tlf. 24 87 61 20.

I ftojmë bashkatdhetarët tanë, anëtar të Shoqates humanitare "Loti i fundit”, me banim në Danimarkë që (sipas mundësive) ti përgjigjen kësaj ftese dhe duke treguar vullnetin e mirë të marrin pjesë në këtë tubim.

Ata të cilët (për shkaqe të ndryshme) nuk kanë mundësi të marrin pjesë në tubim, janë të mirëpritur që të na shkruajnë në adresën elektronike, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ku mundë ti dergojnë propozimet apo vërejtjet në lidhje me punën e Shoqatës sonë.

Kryesia e Shoqatës humanitare "Loti i fundit”, të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate ju shpreh falenderimet më të sinqerta për bashkëpunim të frytshëm  dhe të ndërsjellt  gjatë periudhës 2009 – 2016.

 

Kryesia e Fondit humanitar “Loti i fundit”

12/04-.2016, Nakskov

 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Shoqata humanitare "Loti i fundit”
Nakskov, dt. 08/02-2015
Njoftimi nr. 26

Njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës humanitare "Loti i fundit” se më:

Datën 25/04-2015, Shoqata humanitare ”Loti i fundit” do të mbajë TUBIMIN e rradhës me këtë rend të ditës:

Lexo më shumë...: 

Antarësohu

Danske Bank:
Reg.nr. 1551
konto nr. 10387353

Sponzorët