LOTI I FUNDIT

DEN HUMANITÆRE FORENING - DEN SIDSTE TÅRE

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Slide background

SHOQATA HUMANITARE - LOTI I FUNDIT

Mbledhjen e hapi Kryetari i Fondit, Muj Berisha, i cili në fillim i falenderoj të pranishmit për pjesëmarrje në këtë mbledhje. Gjithashtu ai falenderoj edhe sponsoruesin e vetëm, Z. Ali Asllani dhe Agjensionin turistik, ”Aslanirejsen” i cili edhe më tej vazhdon tà sponsoroj faqën tonë të internetit, www.lotifundit.dk . Ai falenderoj gjithashtu edhe Z. Shpetim Mekolli, i cili edhe këtë herë na e rezervoj sallën për mbajtjen e kësaj mbledhje. Pastaj falenderimet shkuan edhe në adresë të zotrinjëve, Shkelzen Makolli, këshilltar në “Danske bank” dhe Valmir Lutfiu, të cilët gjithashtu kontribuan në rrugëtimin e shoqates. Në vazhdim, ai për këtë mbledhje paraqiti këtë rend të ditës:

 

1. Raporti i punës së kryesisë së Fondit, ”Loti I fundit”për v. 2009 – 2015.

2. Diskutimi rreth Statutit të Fondit.

3. Të ndryshme.


Rendi i ditës u aprovue nga të pranishmit unanimisht.

1. Raporti i punës së kryesisë së Fondit, ”Loti I fundit”për v. 2009 – 2015.
Per piken e pare kryetari i informoi te pranishmit për punën 6-vjeqare të kryesisë dhe i falënderoi antarësinë për bashkëpunim të frytëshum gjatë këtyre gjashtë viteve. Të pranishmit u njoftuan gjithashtu mbi lëvizjen e mjeteve të Fondit sipas viteve (2009 – 2015), të cilat u paraqiten poashtu me anë të diagrameve përmes projektorit. Ai theksoi se deri më tani në listën e antarësisë figurojnë 814 anëtar aktiv dhe 160 anëtar joaktiv (me pagesa të pjesërishme të antarësisë). Numri i antarëve të rinjë është në rritje, ku gjatë vitit të fundit i kemi gjithsejt 150. Kryetari theksoi gjithashtu, se, të gjithë anëtarët e Fondit kanë mundësi që të gjitha të dhënat e këtij raporti ti lexojnë në faqen tonë të internetit, www.lotifundit.dk <http://www.lotifundit.dk/> .dhe në f.

2. Diskutimi rreth Statutit të Fondit.

Në këtë pikë të rendit tëditës , Kryetari paraqiti propozimet e Krysisë së fondit për disa ndryshime të Statutit:

1. Afati i pagesës së antarësisë të zgjatet deri më dt. 05 Prill, për qdo vit kalendarik.

2. Anëtarët që anëtarsohen për herë të parë, pas tre muajsh të fitojnë të drejtën e qasjes në Fond (të drejtën e kompenzimit nga fondi nese ju ndodhe rasti i vdekjes në familje), kohë e llogaritur nga data kur kryhet pagesa e antarësisë. E njëjta vlenë edhe per anëtarët joaktiv të cilët aktivizohen pas një pauze.

3. Pagesat e antarësisë të kryhen patjetër nëpermes e-bankës (internetit), në të kundërten, nëse pagesa bëhet në forma tjera, atëherë anëtarët duhet patjetër të paguajnë nga 150 kr. daneze për qdo pagesë.

 

Këto ndryshime hynë në fuqi më dt. 01 Janar 2016.

 

Të pranishmit votuan unanimisht për këto ndryshime.

 

3. Të ndryshme.

Në këtë pikë të rendit të ditës, Kryetari i njoftoj të pranishmit me ndryshimin e pamjes së faqës së internetit të Fondit, lotifundit.dk të cilin ndryshim të pranishmit e mirëpritën dhe e përshëndetën me duartrokitje.

Ai gjithashtu rikonfirmoj edhe një herë informimin e antarësisë, se në bazë të marrveshjes, Kompanija e kontraktueme për bartjen e kufomave në vendlindje, punon dhe ju përgjigjet antarsisë së Fondit për shërbime vetëm ditëve të punës (e hënë-e premte),e jo ditëve të vikendit.

 

Pas kësaj informate, Kryetari Muj Berisha e deklaroj të mbyllur mbledhjen,duke i falenderuar edhe një herë të pranishmit për pjesmarrje dhe bashkëpunim.

 

Odensë, 25/04.2015

Procesmbajtësi: Bislim Berisha

Kryetari:

Muj Berisha

 

Antarësohu

Danske Bank:
Reg.nr. 1551
konto nr. 10387353

Sponzorët