1. Raporti për gjendjen e fondit në tremujorin e parë të vitit 2011
2. E ndryshme
1. Krytari në pika të shkurta i njoftoj të pranishmit se ne fondin ”Loti i fundit”në tremujorin e parë të këti viti kemi një numer të antarëve të rinjë që kanë bëre pagesën e antarësisë cka dëshmon se ndërrimet qe u bënë në Statut në mbledhjën e fundit në Holbæk kanë dhëne rezultate.
Kryetari ndër të tjera potencoj se kishte edhe antarë që nuk knanë vazhduar me pagesën e antrësise, po krahasuar me numërin e antarëve të rinjë që kanë bëre pagesën , ky është numër shumë i vogël. Brengosëse për kryesin tha kryetari është fakti se një numer i vogël i antarëve ka bërë pagesën e antarësisë pa shenimin e emrit të personit që ka bërë pagesën cka po na krijon vështërësi rreth identifikimit të tyre.lTë pranishmit u njoftuan edhe më numrin e antarëve parapagues të fondit që vdiqën dhe mjetet që u tërhoqen nga fondi për transportimin e kufomave të tyre deri në vendlindje. Atyre ju paraqit kjo pasqyrë e e gjendjes së fondit:
I. Për vitin 2009 tha: Deri më datën 31.12.2009 kishim 488 anëtarë, të cilët edhe kishin paguar anëtarësinë. Ai në mënyrë tabelare paraqite gjendjen reale:
Hyrje: 49.200,00 kr.
Kamata për 2009: 9,78 kr.
Gjithsej të hyrat për 2009: 49.209,78 kr.
Dalje: 38.087,00 kr.
Gjendja në fund të vitit: 11.122,78 kr.
Sqarim se ku kanë shkuar mjetet:
- 354,00 kr./blerja e vulës /,
- 300,00 kr./taksa (gebyr) terhequr nga Danske bank/,
- 37433,00 kr ( 2 x 2500 euro). / Paguar më 09/12-2009 në llogari të Nd. ”Pikëllimi” pr. Fatmir Elezi, për shërbimet e transportimit të kufomave të të ndjerëve, Latif Igrishta, anëtarit nr. 149 dhe Imer Mustafaj, anëtarëit nr. 458.
Gjithsej: 38.087,00
2. Për vitin 2010 tha: Deri me dt. 31.12.2010, në listen e anëtarësisë figurojnë 633 anëtarë, ndërkaq kemi këtë gjendje materiale:
Bartja nga viti 2009 11.122,78 kr
Shuma nga ”tre përqindëshi” 55.459,68 kr
Shuma nga anëtarësia 2010 66.800,00 kr
Gjithsej: 133.382,46 kr
Dalje: deri më 31.12.2010) 1.240,34 kr
Gjendja përfundimtare: 132 142,12 kr
Sqarim se ku kanë shkuar mjetet:
- Taksat e bankës 12 muaj x 25kr. = 300,00 kr;
- Shpenzimet e rrugës gjatë turneut të anëtarëve të Kryesisë në Fyn e Jyland, më 16.1.2010, të cilat u paguan në xhirollogarinë e Bislim B.(pagesa e urës dhe naftës)= 940,34 kr. Gjithsej:1.240,34 kr.
III. Për tremujorin e parë të vitit 2011 tha: Deri më dt. 10/04-2011, në listen e anëtarësisë figurojnë 712 anëtarë . Pra kemi 79 anëtarë të rinjë (37ant. i kanë bërë pagesat e plota për 3 vite ndërsa 42 ant. kanë bërë pagesa të pjesërishme), ndërkaq kemi këtë gjendje materiale:
Bartja nga viti 2010.............................132.142,12
Shuma nga anëtarësia 2011................. 60. 500,00
Gjithsej:...........................................192.642,12
Dalje: (deri më 10/04-2011).............. 59. 717,86
Gjendja përfundimtare (10/04-2011). 132.924,26
Sqarim se ku kanë shkuar mjetet:
- Taksat e bankës 3 muaj x 25kr.= 75,00kr.
- Pagesa për familjen e të ndjerit Qamil Hetemi, antarit nr.276 i cili më 16/09-2010 ndroj jetë në Kosovë, 5000kr.
- Pagesa në llogari të Nd. “Pikëllimi” për transportimin e kufomave të të ndjerëve: Ali Plana ant. nr 104 i cili ndroj jetë më 17/12-2010, Sanije Kuqi,ant. nr.576 ecila ndroj jetë më 02/01-2011 dhe Naser Blaku, ant. nr 280 i cili ndroj jetë më 26/01-2011,gj. 54.642,86kr. (2x2500+1x2300=7300 euro) paguar më dt.08/04-2011.
Gjithsej: 59.717,86.
2.U diskutue rreth Statutit të fondit. Mendimi i shumicës së antarëve të pranishëm në mbledhje ishte që mos të bëhën ndërrime të shpeshta në Statut sepse ngjallet huti dhe mosbesim të antarësia e fondit. Kishte edhe individ të tillë qe mendonin se duhet bëre ndërrime në Statut, sikur ishte rasti me Ramadan Latifin i cili propozoj që të bëhen ndryshime në Statut me qëllim që t`u bëhet e munëshme anëtarëve të rinjë të bëjnë pagesën nga ky vit dhe jo nga viti kur është formue fondi . Propozimi nuk gjeti përkrahje në mesin e të pranishmeve dhe mbeti qe të diskutohet ne mbledhjën e ardhëshme në kryesin e gjerë të fondit.
Në kryesi nga Lollandi u propozuan:
Naser Hyseni
Naser Latifi
Nazim Ujkani dhe
Isa Xhafa
Dy të parët u zgjodhen unanimisht nga të pranishmit. Dy te fundit nuk ishin të pranishëm në mbledhje dhe përgjegjja pritet nga Qazim Hajdari për pranim a mos pranim të kandidaturës.
Në këte mbledhje u zgjodh edhe një komision prej dy antrësh: Muj Berisha dhe Naser Latifi që për detyrë kishin kontrollimin e mjeteve të hyra dhe të dala ne fondin” Loti i fundit” qe nga formimi i këti fondi. Mbas kontrollimit të dokumentacionit në mënëre te detajuar ky komison doli me konstatimin se nuk kishte shkelje të Statutit në përdorimin e mjeteve dhe se cdo gjë ishte kryer nga kryesia e ngusht e fondit konform Statutit të aprovuar nga antarësia e fondit, qka dëshmohet edhe me nenshkrimin e tyre.
Procesmbajtësi: R. Makolli
Kryetari: B. Bytyqi
*************************************************
EKSTRAKT
Nga mbledhja e Shoqatës “Loti i fundit”, mbajtur më 27.11.2010, në Holbæk.
Mbledhjen e hapi kryetari i Shoqatës, z. Bedri Bytyçi, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në mbledhjen e tretë të Shoqatës dhe, me këtë rast, në emër të Kryesisë, të gjithë të pranishmëve ua uroi Festën e 28 Nëntorit.
Më pas kryetari paraqiti rendin e ditës me këto pika:
1. Raporti i punës njëvjeçare i Fondit ”Loti i fundit”
2. Plotësime dhe ndryshime eventuale në Statut dhe
3. Të ndryshme
Rendi i ditës u miratua njëzërit nga të pranishmit.
1. Pika e parë e rendit të ditës: Raporti i punës njëvjeçare
Për pikën e parë të rendit të ditës, kryetari i Shoqatës, z. Bytyçi bëri një rezyme të aktivitetit të Shoqatës që nga themelimi ( nga tetori i vitit 2008, dhe gjithë viti 2009 ) e deri me sot 2010. Kryetari theksoi se Shoqata ishte e hapur për të gjithë qoftë për të marrë informata për aktivitetin që ka zhvilluar Shoqata, qoftë për t’u dhënë udhëzime gjithë të interesuarve që dëshirojnë të regjistrohen. Ai pastaj dha një statistikë të hollësishme mbi aktivitetin që nga themelimi i Shoqatës e deri në ditën e sotme.
I. Për vitin 2009 tha: Deri më datën 31.12.2009 kishim 488 anëtarë, të cilët edhe kishin paguar anëtarësinë. Ai në mënyrë tabelare paraqite gjendjen reale:
Hyrje: 49.200,00 kr.
Kamata për 2009: 9,78 kr.
Gjithsej të hyrat për 2009: 49.209,78 kr.
Dalje: 38.087,00 kr.
Gjendja në fund të vitit: 11.122,78 kr.
Shënim se ku kanë shkuar mjetet: 354,00 kr./blerja e vulës /, 300,00 kr./taksa (gebyr) terhequr nga Danske bank/, 37433,00 kr ( 2 x 2500 euro). / Paguar më 09/12-2009 në llogari të Nd. ”Pikëllimi” pr. Fatmir Elezi, për shërbimet e transportimit të kufomave të të ndjerëve, Latif Igrishta, anëtarit nr. 149 dhe Imer Mustafaj, anëtarëit nr. 458.> gjithsej 38.087,00
II. Për vitin 2010 tha: Deri me dt. 26.11.2010, në listen e anëtarësisë figurojnë 633 anëtarë, ndërkaq kemi këtë gjendje materiale:
Bartja nga viti 2009 11.122,78 kr
Shuma nga ”tre përqindëshi” 55.459,68 kr
Shuma nga anëtarësia 2010 66.200,00 kr
Gjithsej: 132.782,46 kr
Dalje: deri më 26.11.2010) 1.190,34 kr
Gjendja përfundimtare: 131.592,19 kr
Sqarim ku kanë shkuar mjetet: Taksat e bankës 10 muaj x 25kr. = 250,00 kr; Shpenzimet e rrugës gjatë turneut të anëtarëve të Kryesisë në Fyn e Jyland, më 16.1.2010, të cilat u paguan në xhirollogarinë e Bislim B.(pagesa e urës dhe naftës)= 940,34 kr. Gjithsej:1.190,34 kr.
Kryetari në vazhdim paraqiti edhe gjendjen e anëtarësisë, lëvizjet e tyre si dhe pagesat e anëtarësisë. Prej 486 anëtarëve të vjetër (pagues të anëtarësisë në vitin 2009), pagesën e anëtarësisë për vitin 2010 deri më 26.11.2010 e kanë bërë vetëm 341 anëtarë, çka do të thotë se 145 anëtarë të vjetër nuk e kanë kryer pagesën. Një numër i madh prej tyre janë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në Statutin e Fondit.
Gjatë vitit 2010 Fondit ”Loti i fundit” iu bashkangjitën edhe 145 anëtarë të rinj. Prej tyre 120 anëtarë të rinj kanë kryer pagesën e anëtarësisë për të dy vitet (2009 e 2010).
- 19 anëtarë të rinj kanë paguar vetëm për një vit nga 100,00 kr.
- 4 anëtarë të rinj kanë ardhur në Dk gjatë këtij viti, 2010.
- 2 anëtarë të rinj kanë lindur gjtë këtij viti, 2010.
Gjatë këtij viti, nga anëtarësia e Shoqatës, deri më dt. 26.11.2010 kemi pasur vetëm një rastë vdekjeje, Qamil Hetemi, anëtar me numrin rendor 276. I ndjeri ka vdekur, më 16 shtator 2010, , në Oshlan – Kosovë.
2. Pika e dytë e rendit të ditës: Plotësime dhe ndryshime eventuale në Statut
Duke e marrë parasysh tërheqjen e 145 anëtarëve nga pagesa e anëtarësisë për v. 2010 dhe shumë reagimeve të tjera me anë të telefonatave për ndryshimet në Statutin e Fondit në mbledhjen e datës 10.01.2010, Kryesia e Fondit para anëtarëve doli me këto propozimndryshime :
Neni 2.
Anëtarit i mbulohen shpenzimet gjatë transportimit të kufomës nga Danimarka për në vendëlindje me një përcjellës.
Ndryshohet në:
Anëtarit i mbulohen shpenzimet gjatë transportimit të kufomës nga Danimarka ne vendëlindje.
Neni 3
Nëse ndonjë anëtari i ndodhë ndonjë fatkeqësi tragjike (vdekje) gjatë udhëtimit - Danimarkë dhe shtete tjera të Evropës, familjes se tij i mbulohen shpenzimet për transportimin e kufomes me nje përcjellës në vendlindje. (ketu përfshihen edhe shpenzimet e biletës së përcjellsit).
Ndryshohet në:
Nëse ndonjë anëtari i ndodhë ndonjë fatkeqësi tragjike (vdekje) gjatë udhëtimit - Danimarkë dhe shtete tjera të Evropës, familjes se tij i mbulohen shpenzimet për transportimin e kufomes në vendlindje.
neni 4
Anëtarit nëse i ndodh ndonjë fatkeqësi, tragjedi (vdekje) gjatë udhëtimeve jashtë Danimarkës, shpenzimet e transportimit të kufomës dhe të përcjellësit i mbulon fondi aq sa kushton transportimi i të vdekurit nga Danimarka në vendlindje.
Nëse anëtari pagues i fondit vdes në vendlindje familja e të ndjerit ndihmohet me 5000 kr. nga mjetet e Fondit “Loti i fundit “.
Ndryshohet në:
Nëse anëtarit i ndodh ndonjë fatkeqësi, tragjedi (vdekje) gjatë udhëtimeve jashtë Danimarkës, shpenzimet e transportimit të kufomës i mbulon Fondi aq sa kushton transportimi i të vdekurit nga Danimarka për në vendlindje.
Nëse anëtari pagues i fondit vdes në vendlindje familja e të ndjerit ndihmohet me 5000 kr. nga mjetet e Fondit “Loti i fundit “.
Neni 6
Në anëtarsimin e fondit duhet të përfshihen të gjithë anëtarët e familjes pa marrë parasysh moshën, dhe pagesa ështe 100 kr. daneze për çdo anëtar. Pagesa duhet të bëhet deomos në periodën janar - shkurt për çdo vit kalendarik.
Të gjithë anëtarët e fondit qoftë të rinj apo te vjetër që e bëjnë pagesën mbas ketij afati janë të obliguar të paguajnë kr. 200 për të rritur dhe kr. 100 per fëmij (deri ne moshen 18 vj.).
Prej dates 01. Janar 2011 pagesa vjetore e anëtarësisë (për të gjithë anëtarët e fondit) do të jetë 200 kr për të rritur dhe 100 kr për fëmijë (deri ne moshën 18 vjet).
Ndryshohet në:
Në anëtarsimin e fondit duhet të përfshihen të gjithë anëtarët e familjes pa marrë parasysh moshën, dhe pagesa ështe 100 kr. daneze për çdo anëtarë. Pagesa duhet të bëhet deomos në periodën Janar - Shkurt për çdo vitë kalendarik.
Neni 15
Për të fituar të drejtën e transferimit të të hollave, familja e të vdekurit obligohet t’i ofrojë kryesisë së fondit këtë dokumentacion:
- Certifikatën e vdekjes
- Fakturën e transportit të kufomës dhe
- Fakturën e biletës së përcjellësit
- Dëshminë me shkrim te transferimit (percjelljes) të ndihmës të dedikuar nga komuna për anëtarin e vdekur, ne konton e fondit (Shoqatës humanitare: ”Loti i fundit”)
Ndryshohet në:
Për të fituar të drejtën e transferimit të të hollave, familja e të vdekurit obligohet t’i ofrojë kryesisë së fondit këtë dokumentacion:
- Certifikatën e vdekjes
- Fakturën e transportit të kufomës .
- Kopjet e fakturave (dëftesave) të pagesës së anëtarësisë për të gjithë anëtarët e familjes.
Këto ndryshime, tha kryetari u bën për shkakun se ne Kryesia dhe vetë formimi i Shoqatës jemi në shërbim të anëtarësisë, prandaj ndryshimet po bëhen pikërisht nëpër ato pika ku ka pasur vërejtje. Ndryshime të tilla do të ketë edhe në të ardhem, gjithmonë duke marrë për bazë vërejtjet e anëtarësisë. Natyrisht miratimi i tyre do të bëhet me shumicë votash, pas votimit. Ai, kryetari pastaj vuri në votim ndryshimet.
Për këto ndryshime votuan shumica e të pranishmeve në mledhje, prandaj quhen të miratuara, ndërkaq data e fuqizimit të tyre do të merret 1.3.2010.
Rreth kësaj pike pastaj u zhvillua debat ku pati edhe propozime.
Hajdar Thaçi propozoi në emër të katër familjarëve, të cilët kanë kërkuar që t’u munsohet pagesa e anëtarësisë prej këtij viti e jo të paguajnë nga viti 2009.
Këtë kpropozim të pranishmit në mbledhje nuk e miratuan .
Në vazdim, Bedri Bytyçi kërkoi vullnetarë për ta ndihmuar në kontaktet me kryefamiljaret e 145 anëtarëve, të cilët nuk kanë vazhduar me pagesen e anëtarësisë për vitin 2010, të cilëve do t’u kërkohet t’i bëjnë pagesat e anëtarësisë pas ndryshimeve të bëra në statut.
Kësaj kërkese ju pëgjigjen, Shefqet Krasniqi, Qazim Hajdari, Bislim Berisha, Kol Spaçi, Vesel Maloku, Sezair Murati, Sami Zeneli, Naser Xhema dhe Fevziu.
Bedri Bytyçi kërkoi gjithashtu që të zgjidhet edhe një anëtarë i këshillit nga komuna e Kopehagës, i cili do ta mbulonte anëtarësinë e asaj komune.
Vesel Maloku e propozoi Sezair Muratin. Propozimi u miratua nga të pranishmit.
Duke u lidhur prapë në diskutim z.Vesel Maloku falenderoi kryesinë e fondit per angazhimet dhe punën e palodhshme të saj. Ai poashtu kërkoi që në të ardhmen të mos ndërmerret asnjë aksion për grumbullimin e ndihmave për rastet e vdekjes së bashkëatdhetarëve, të cilët nuk janë anëtarësuar në fond.
3. Pika e tretë të rendit të ditës: Të ndryshme
Në këtë pike z. Vesel Morina kërkoi nga të pranishmit që t’i japin përkrahje të plotë në iniciativën e tij për regjistrimin e Shoqatës së bashkatdhetarëve nga Kosova.
Ky propozim u miratua njëzërit nga të pranishmit.
Z. Skënder Rama njoftoj të pranishmit për shumën e pagesës së sallës të cilën ai e ka rezervuar për mledhjene sotshme. Ai tha se salla ka kushtuar 375 kr.
Këtë shumë e mori përsipër për ta paguar Arton Rama, i cili për këtë gjest të mirë mori duartrokitje nga të pranishmit.
Skender Rama u deklarua per pagesën e kafës për të gjithë të pranishmit. Poashtu edhe ky gjest i mirë mori duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
Pas përfundimit të mbledhjes të gjithë pjesmarrësit u ndalën për ta festuar 28 Nëntorin.
Holbæk, më 27.11.2010
Kryetari, Procesmbajtës,
Bedri Bytyçi Bislim Berisha
******************************
Mbledhje e Shoqatës humanitare: ”Loti i fundit” mbajtur më 10.01.2010 në Holbæk.
Mledhjën e hapi kryetari, Bedri Bytyqi i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrje në mbledhjen e dytë të rradhës të Shoqatës humanitare: ”Loti i fundit”.
Të pranishmit në vazhdim u njoftuan me rendin e ditës.
Rendi i ditës:
1. Raporti i punës një vjeqare të Shoqatës humanitare: ”Loti i fundit”
2. Plotesime dhe ndryshime eventuale ne Statut
3. Eventuale
Të pranishmit i votuan unanimishtë të tri pikat e rendit të ditës.
1. Kryetari i njoftoj të pranishmit në mbledhje shkurtimisht me formimin e fondit në tetorin e vitit 2008 dhe funksionimin e këtij fondi gjatë vitit 2009. Fondi ishte i hapur gjatë gjithë vitit, u tha kryetari të pranishmeve qka u krijoj mundësinë të gjithë të interesuarëve të antarësohen. Deri në fund të vitit 2009 u regjistruan dhe paguan antarësinë 488 antarë (një familie katër antarëshe pagoj antarësin edhe për vitin 2010).
Data 31/12-09, ora 15:00
Hyrje:
kr. 49.200,00
kamata për vitin 2009 kr. 9,78
Gj. hyrje në vitin 2009 kr 49.209,87
Dalje:
kr. 38.037,00 edhe ate:
- kr. 354,00 blerja e vulës
- kr. 300,00 taksa (gebyr) tërhequr nga Danske bank
- kr. 37.433,00 Paguar më 09/12-2009 në llogari të Nd.”Pikëllimi” pr. Fatmir Elezi për shërbimet e transportimit të kufomave të të ndjerëve, antarit nr. 149 dhe antarit nr. 458. ( 2 x 2500 euro)
Gjendja: kr. 11.122,78
Ne vitin që shkoi vdiqen dy antarë të fondit. Për transportimin e te cilëve fondi pagoi ndermarrjës ”Pikëllimi” nga Gjermania me te cilën kemi kontratën kr. 37 433 (2 x 2500 euro).
Nga familjët e të ndjerëve kemi marrë faleminderime për shërbimet e kryera ne transportimin e te ndjerëve për ne vendlindje. Kryesia i faleminderon dy familjet e të ndjerëve për veprimet e tyre humane ne gadishmërinë e treguar që shpenzimet e përcjellësit të të ndjerëve ia dhuruan fondit ”Loti i fundit”. Ky ishte një kontribut i madhë i tyre në mëkambjen dhe forcimit të fondit të sapo formuar.
Duke marrë parasysh numrin e bashkëatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë dhe numrin e të anëtarësuarëve në këte fond gjatë vitit që shkoi, kryesia e fondit nuk mund të jetë e knaqur, ngase numri i të anëtarësuarëve ka mundur të jetë shumë ma i madhë. Shpresojmë se në këtë vit numri i anëtarëve do të dyfishohet! Besojmë se rastet që i patem gjatë këtij viti tregojnë ma së miri sa i arsyeshem ishte formimim i këtij fondi.
2. Gjatë vitit që shkoi patëm raste të kalkulimeve në keqpërdorimin e mjeteve të fondit nga disa antarë të panderëgjegjshëm të cilat u evituan shpejtë por lindi nevoja që të bëhen disa ndryshime dhe plotësime në Statut.
Pas diskutimeve të shumëta nga antarësia e gjërë në mbledhje me votime të hapura u bënë ndryshime dhe plotësime në:
NENI – 6
Në anetarsimin e fondit duhet të përfshihen të gjithë antarët e familjes pa marrë parasysh moshën, dhe pagesa ështe 100 kr. daneze për qdo anëtar. Pagesa duhet të bëhet deomos në periodën Janar - Shkurt për qdo vitë kalendarik.
Të gjithë anëtarët e fondit qoftë të rinjë apo te vjetër që e bëjnë pagesën mbas ketij afati janë të obliguar të paguajnë kr. 200 për të rritur dhe kr. 100 per fëmij (deri ne moshen 18 vj.).
Prej dates 01. Janar 2011 pagesa vjetore e anetarësisë (për të gjithë anëtarët e fondit) do te jet kr. 200 për të rritur dhe kr. 100 per fëmijë (deri ne moshën 18 vjet).
NENI – 13
Transferimi i të hollave nga banka (fondi) në konton e kryefamiljarit te familjes se ngushte te ndjerit, bëhet nga anëtaret e kryesisë së fondit (kryetari, sekretari dhe arkatari).
dhe
NENI – 15
Për të fituar të drejtën e transferimit të të hollave, familja e të vdekurit obligohet ti ofroi kryesisë së fondit këte dokumentacion:
- Qertifikatën e vdekjes
- Fakturen e transportit të kufomës
- Fakturen e biletes së përcjellësit
- Dëshminë me shkrim te transferimit (percjelljes) të ndihmës të dedikuar nga komuna për anëtarin e vdekur, ne konton e fondit (Shoqatës humanitare: ”Loti i fundit”)
Si nene të reja në statut u futen:
NENI – 18
Në rast se ne fond na mungojne mjetet (te hollat) per transportimin e te vdekurit per ne vendlindje, shpenzimet per transportim i mbulon (i paguan) familja dhe kompenzimin e mjeteve (pareve) per transportim te te ndjerit familja i merr nga fondi menjehere posa fondi ti siguron mjetet e mjaftuara për pagesë.
Lexoni statutin në faqen http://www.lotifundit.dk
3. Të pranishmit miratuan unanimisht propozimin e kryetarit për zgjërimin e kryesisë me dy antarë të rinjë. Me vota unanime të të pranishmëve, anëtarë të rinjë të kryesisë së fondit u zgjodhën, Adem Gashi dhe Skënder Rama.
Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që kryesia e fondit, më dt.16/01-2010, ti mbaj edhe dy mbledhje, njërën në Svendborg (Fyn), me fillim në ora 09:00 dhe tjetrën në Kolding (Jylland), me fillim në ora 11:30. Qëllimi i mbajtjes së këtyre dy mledhjeve është, mundësia e formimit të dy degëve të fondit, në Jylland dhe në Fyn. Formimi i këtyre dy degëve do të ndihmojë në rritjen e numrit të anëtarëve të rinjë të fondit.
Besnik Dauti propozoi që për nderë të Ditës së Pavaresisë së Kosovës më 17 shkurtë të përgaditet një program i shkurtër festiv në Holbæk. Propozimi u mirëprit nga të pranishmit dhe u vendos që bashkatëdhetarët të marrin pjesë masovikishtë me familjet e tyre në Festën e Pavarësisë.
Holbæk, Data 10, janar 2010
Proqesmbajtësi: Kryetari:
Rexhep Makolli Bedri Bytyqi
******************************
Mbledhje me bashkëatëdhetarët. E diele, me 19. 10. 2008 Ne Roskilde- Københavnvej 106 4000 Roskilde
Rendi i dites:
1. Formimi i nje fondi per percjelljen e kufomave prej DK ne Kosove, Shqiperi dhe Ballkan
2. Zgjedhja e kryesise se fondit
3. Zgjedhja e 4 antareve te kryesise
4. Statusi i fondit – dispozitat e pergjithëshme
1. Per rëndesinë e fondit dhe krijimin e tij te pranishmit ne pika te shkurtera i njoftoj Bislim Berisha. Krijimi i fandit ka per qëllim te ndihmoj familjen ne te cilen ka ndodhur vdekja e natyrshme a tragjike ekonomikisht per transferimin e kufomes prej DK apo ndonje vendi tjeter ne Evrope per ne Kosove, Shqiperi apo vend tjeter te Ballkant.Ideja e formimit te nje fondi te tille u perkrah njëzëshem nga të pranishmit.
2. U zgjodh kryesia e fondit në këtë përbërje:
Kryetar: Bedri Bytyqi
Sekretar: Rexhep Makolli
Arkatar: Qazim Hajdari
Zgjedhja e kryesise u bë me vota të hapura dhe me pelqimin e te gjithe bashkëatedhetareve pjesemarres ne mbledhje.
3. Anëtar te kryesise se fondit u zgjodhen:
Besnik Dautaj
Bislim Berisha
Kol Spaqaj
Sami Zeneli
Anëtaret e kryesise u zgjodhen me vota te hapura dhe me pelqimin e te pranishmeve.
4. Kryesia e fondit e hapi diskutimin rreth statutit dhe emrimin e fondit. Te pranishmit e emruan fondin: Fondi “ Loti i fundit” Ne mbledhje u potencue se aëtar të fondit “Loti i fundit “ munden me qene te gjthe bashkeatedhetarët nga Kosova , Shqiperia dhe vende tjera te Ballkanit.
Cdo antare i fondit pa marre parasysh moshen duhet te paguj 100 kr. ne perioden januar- shkurt ne fillim te cdo viti kalendarik.
Antari i fondit qe nuk e bën pagesen e anëtaresisë në perioden e caktuar merr vrejtje nga kryessia dhe nëse anëtari edhe pas verejtjes se marre nuk e bënë pagesen e anëtaresisë ekskludohet automatikisht nga fondi.
Nëse anëtari pagues i fondit vdes në vendlindje familja e të ndierit ndihmohet me 5000 kr. nga mjetet e Fondit “ Loti i fundit “.
Pagesa e anëtaresise se Fondit “ Loti i fundit “ për të gjithë bashkëatdhetarët që kanë vullnetin të anëtaresohen në këtë fond fillon nga janari i vitit 2009
Bashkeatdhetarët qe fitojne te drejten e banimit ne DK pas kesaj periode dhe shprehun deshiren me qenë anëtar të këtij fondi fillojn pagesën e anëtaresisë prej ditës së parë të rregullimit të statusit për banim të perhershëm.
Krytari i fondit: Proqesmbajtës:
Bedri Bytyqi Rexhep Makolli